“As Isa Mustafa dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të flasin për ndryshim”

“As Isa Mustafa dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të flasin për ndryshim”

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, u është kundërpërgjigjur kundërshtarëve politikë dhe skeptikëve, të cilët mendojnë se Qeveria Haradinaj nuk mund të jetë qeveri e ndryshimit në vend.

Ai ka bërë me dije se Haradinaj kohë më parë edhe LDK-së edhe LV-së ua kishte dhënë mundësinë për ta bërë ndryshimin por, sipas tij, në fund të dyja këto subjekte “tradhtuan” marrëveshjet për ndryshim.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Nitaj ka deklaruar se sot as Isa Mustafa dhe as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të flasin për ndryshim.

“Kur Ramush Haradinaj ishte përcaktuar ta çonte PDK-në dhe Hashim Thaçin në opozitë, për çfarë kishte lidhur marrëveshje për ndryshim të nënshkruar me Kurtin e Mustafën (VLAN), pikërisht ky i fundit natën vonë, lidhi marrëveshje me Thaçin dhe PDK-në. Domethënë, Isa Mustafa e kishte ‘tradhtuar’ një marrëveshje për ndryshim, prandaj ai që nga atëherë sikur e ka humbur të drejtën të flasë për çfarëdo qeverie të ndryshimit në këtë vend”, ka thënë Nitaj.

Ai ka përmendur edhe marsin e këtij vit kur lideri i AAK-së ia kishte ofruar kreut të LV-së një marrëveshje të shkruar, sipas së cilës, partia e Ymerit kishte mundësinë të zgjidhte mes postit të kryeministrit dhe bartësit të listës.

“Ky propozim sot do të mund të kishte rezultuar me mbi 50 për qind të votave për AAK-në dhe LV-në. Por, ai dhe kolegët e tij nga LV-ja jo vetëm se e kanë refuzuar këtë ofertë për ndryshim të Ramush Haradinajt, por edhe janë tallur me të…

Për më tepër BURIMI: Epoka e RE

KOMENTE