Isa Alimusaj fitues i Sallonit Vjeshtor 2013

Gjilan – (2LONLINE) – Para artdashësve gjilanas dhe të huaj në Galerinë e Arteve në Gjilan, është hapur ekspozita kolektive ndërkombëtare “salloni vjeshtor, edicioni i nëntë, në mbështetje të Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport të Gjilanit.
Hapjen e ekspozitës e beri nënkryetari i Komunës,Omer Daku, i cili falënderoj kuratorët e kësaj ekspozite dhe shtoj se komuna çdo herë do ti mbështes aktivitetet kulturo të cilat mbahen në qytetin tonë. Edhe profesori i Fakulteteve të Arteve Figurative Sabedin Etemi theksoi se Gjilani ka kuadro profesionale, potencial në lëmin e artit figurativë dhe gëzon respekt të madh në mbarë Kosovën.

Ai shtoi se Gjilani është qendër e fuqishme kulturor dhe me të drejt mund të thuhet së është qendër numër dy, dhe padyshim duhet përkrahur me mjete financiare këta artiste te rijnë me vullnet te madh për artin, e me nam botëror.

Në këtë ekspozitë vërehej një numër i madhe i artistëve vendor dhe ndërkombëtarë siç janë nga Amerika, Kanadaja, Japonia, Izraeli, Brazili, Italia, Estonia, Bulgaria, Romania, Shqiperia dhe Kosova.

Në këtë ekspozite u ndan edhe çmimet nga juria profesional e përbërë nga Agim Islamaj, Kosovë dhe Viara Gouneva Bullgaria.

Çmimin e parë e fitoi artisti kosovar Isa Alimusaj te cilit, nënkryetari i Komunës e ndau këtë çmim, çmimin e dytë e mori artistja kanadeze Milene Hertug, kurse çmimin e tretë artistja Italiane, Rosa Didonna.

Krejt në fund Ilir Deda nga KIPRED, e dorëzoi çimimin special piktorit Kosovar Sabedin Etemit,i cili përgëzoj kuratorët e ekspozitës Jeton dhe Arian Rexhepi dhe pos tjerash tha se duhet mbështetur të gjithë artistët në çdo formë, pasi janë ambasadorët tanë të cilët na përfaqësojnë anembanë botës dhe janë e ardhmja e vendit.

Përndryshe, kjo ekspozitë do të qëndroj e hapur 14 ditë, në Galerinë e Arteve Gjilan dhe të gjithë qytetarët do ta kenë rastin ta vizitojnë. /2lonline/

KOMENTE