Ironizon Kadriu: “Nuk jam kandidat..”, e keni bo namin kur keni qenë!
Pothuajse është bërë rutinë që kandidatë të përfshirë në listat e subjekteve politike për zgjedhjet e ndryshme, përfshirë edhe këto të parakohshme që do të mbahen me 7 qershor, t’i adresohen publikut përmes profileve të tyre duke ua bërë me dije se kanë marr besimin për të kandiduar.
Por, ka pas edhe prej atyre që përmes profileve personale kanë njoftuar publikun se nuk do të jenë kandidat, e ata që kishin garuar në zgjedhjet e kaluar e nuk morën besimin, e dolën me këso njoftime, e kanë nxitur politikanin gjilanas Kushtrim Kadriun, që të ironizojë me ta, transmeton Portali 2LONLINE.
“E keni bo namin kur keni qenë kandidat. Por, qytetari nuk iu ka votu!”, ka thënë Kushtrm Kadriu, që është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit, të cilin organ edhe e kishte drejtua në mandatin e kaluar.
“Kemi kandidatët që i kanë humbur zgjedhjet e tani po dalin me deklarata të tilla. Me kë po tallen. Qytetarët i shohin listat përherë dhe nuk bëhen merak fort për ju që nuk jeni në garë, sepse po t’ju kishin pas merak, ju kishin votu. “Nuk jam kandidat për dpeutet” – E keni bo namin kur keni qenë”, u adresohet atyre me ironi. Kushtrim Kadriu. /2LONLINE/
