DYLON

Irlanda vlerëson progresin në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Irlandës jorezident në Republikën e Kosovës, z. Kevin Dowling, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi marrëdhëniet e ngushta ndërmjet dy vendeve duke shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e interesit të përbashkët.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga vlerësoi rëndësinë e ofrimit të perspektivës së qartë evropiane për Kosovën dhe rajonin, si e vetmja alternativë për garantimin e paqes dhe stabilitetit dhe të ardhmes prosperuese të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Ambasadori z. Dowling theksoi se Republika e Irlandës vlerëson progresin që Kosova ka bërë duke shprehur përkushtimin e vendit të tij për të vazhduar mbështetjen për agjendën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.