(2LONLINE) – Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka bërë ndërrimin e Kryetarit. Kjo vjen si rezultat i rrotacionit që kishin në marrëveshjen e kolacionit të organizatave studentore.
Kryetari i deritanishëm Minir Bega ia kaloi postin Kryetarit të ri, IrfanVeselit. Me rastin e dorëzimit, Bega falënderoi të gjithë për bashkëpunim.
Ndersa, Kryetari i ri Irfan Veseli me rastin e pranimit të postit të ri u zotua që do të punojë për t’ua kthyer dinjitetin Universitetit të Prishtinës dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe interest e studentëve.
“Eshtë e vërtetë që Universiteti i Prishtinës kohëve të fundit ka pasur njolla të zeza, por unë zotohem që do të punoj për t’i a rikthyer dinjitetin e Universitetit dhe të Parlamentit Studentor. Përveç tjerash, do të punoj për t’i mbrojtur të drejtat e studentëve dhe interesat e tyre. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë strukturat e studentëve dhe studentët në përgjithësi”, tha Veseli. /2lonline/