DYLON

IQZH në përpjekje të përditshme për t’u ardhur në ndihmë familjeve skamnore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), vazhdon me përpjekje të përditshme për t’u ardhur në ndihmë familjeve në varfëri të skajshme. Që nga fillim i iniciativës për ndihma familjeve në varfëri të skajshme, që janë mbushur plot 18 muaj nga shpërndarja e parë me artikuj ushqimor dhe mund të thuhet se deri më tani, me vullnetin e mirë të Kontributdhënësve, ështëi arritur që ndihmat me artikuj ushqimor mos t’u ndërpriten 10 familjeve nga Zhegra, Selishta, Biçakt, Malokt, Goden, Llashtica dhe Lipovica.

Në vitin e kaluar (2014), janë shpërndarë artikuj ushqimor e higjenik në mënyrë të rregullt, çdo të I-rin e muajit, në vlerë prej 6160.36 €, kurse në këtë vit (2015), për 6 muaj, në mënyrë të rregullt, janë shpërndarë artikuj ushqimor në vlerë prej 3116.73 € dhe, kuptohet, aksioni vazhdon.

EkoHigjiena

Nevojat e skamnorëve janë të shumta, por IQZH ishte përcaktua për ndihma ushqimore që pak a shumë u ndihmonin për ta kalua muajin deri në shpërndarjen e radhës, kurse nga ky muaj, me përkrahjen edhe të Kryqit kuq të Gjilanit, ka fillua edhe me grumbullimin e veshmbathjeve dhe shpërndarjen e tyre, fillimisht për familjet në kushte të vështira, tani edhe për shumë familje të tjera që kanë nevojë për një ndihmë të tillë që do ua lehtësoj sadopak buxhetin e tyre familjar.

Prandaj, tash e tutje familjet në nevojë, do mund të shërbehen me veshmbathje në lokalin e z. Hamzi Dema (në afërsi të Ambulantes), i cili mundësojë të fillohet edhe këtë aktivitet për familjet në nevojë, duke shtyrë një projekt të vetin për një kohë të caktuar.

Lokali do jenë i hapur çdo të Shtune dhe të Diele nga ora 11:00 – 13:00, dhe pos shërbimeve për familjet në nevojë, të interesuarit mund të informohen me historikun e Iniciativës, organizimin, identifikimin e familjeve në varfëri të skajshme, listat e artikujve të shpërndarë, financimi, lista e kontributdhënësve, grumbullimi i fondeve por edhe transparenca që u siguron se kontributet shkojnë në vendin e duhur, paraprakisht të përcaktuar dhe në asnjë rrethanë nuk mund ta ndryshoj destinimin.

Në IQZH-së shpresojnë dhe besojnë se si deri më tash, nuk do të mungojë solidariteti për familjet në varfëri të skajshme, që për momentin, shpresën e vetme e mbështesin tek këto ndihma te të gjithë ata që janë kontribues në këtë Iniciativë bamirëse.

Për ata që dëshirojnë të bashkohen dhe bëhen pjesë e kësaj Iniciative, kontributin e tyre mund ta japin edhe në Lokalin e lartpërmendur ose në xhiro llogarinë:

IQZH Iniciativa Qytetare e Zhegrës
Banka Ekonomike e Kosovës sh.a.
Llog. 1406000005980561
Bic cod. ECOMRS21

Ju falënderojmë për bashkëpunim dhe kontributin tuaj

IQZH – Zhegër



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.