IQZH i vlerëson lartë të gjithë ata që ndihmuan iniciativën “Ushqim për skamnorët”
/Në emër të familjeve në varfëri të skajshme i falënderojmë ndihmëtarët e iniciativës “Ushqim për skamnorët” –IQZH/
/2L ONLINE/ – U benë dy vjet nga fillimi i iniciativës “USHQIM PËR SKAMNORËT” dhe deri më tani, duke ju falënderua juve, të nderuar participant të kësaj iniciative, kemi arritur ta realizojmë projektin e parashtruar për familjet në varfëri të skajshme.
Iniciativën “Ushqim për Skamnorët”, pos diasporës nga Zhegra dhe vendbanimeve përreth, e ndihmuan edhe miq të shumtë nga Prishtina, Peja, Theranda, Gjilani, Franca, Zvicra, Spanja etj.
Përgjatë periudhës dy vjeçare 2014/2015, Iniciativa Qytetare e Zhegrës(IQZH) me ndihmën e Shoqatës “Zhegra” nga Gjeneva dhe miqve të shumtë, arriti të grumbulloj 13313.96 €, nga të cilat i shpenzoj, ekskluzivisht për ushqim dhe artikuj higjienik për familjet në varfëri të skajshme si vijon:
Çdo të l-rin e muajit nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2014, 6160.36 €.
Çdo të l-rin e muajit nga 1 janari deri më 1 dhjetor 2015, 6147.35 €.
Siç mund të konstatoni edhe Ju, të nderuar ndihmëtarë, sot, më 21 dhjetor 2015, fondi “USHQIM PËR SKAMNORET” posedon me një shumë prej 1011.25 € që do i bart për vitin ardhshëm e që shpërndarja e radhës do bëhet më 1 janar 2016.
Ne shpresojmë dhe besojmë se do na përkrahni si deri më tani me kontributet tuaja që sadopak edhe në vitin 2016 lehtësojmë bërën që u peshon mbi supet e kryefamiljarëve të 11 familjeve me gjithsej 57 anëtar, nga të cilët 34 fëmijë nga të cilët ka edhe të sëmur, me të mbetura fizike dhe të paralizuar.
Edhe njëherë Ju falënderojmë në emër të familjeve në varfëri të skajshme dhe në besimin që na i dhatë që ta udhëheqim këtë aksion.
Iniciativa Qytetare e Zhegrës
Zhegër, më 21 dhjetor 2015
___________________________________________________________________
Banka Ekonomike e Kosovës sh.a. Prishtinë, Kosovë
Beneficary : OJQ Iniciativa Qytetare e Zhegrës, Compte N° 1406000005980561 ; Bic cod : EKOMRS21


