DYLON

IQMT, kryen aksione për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit

IQMT, kryen aksione për parandalimin e shitjeve të cigareve elektronike te të miturit
Avatar photo Redaksia

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Tregut (IQMT), është duke zhvilluar aksione inspektuese me qëllim parandalimin dhe luftimin e shitjes ilegale të cigareve elektronike për personat e mitur.

Gjatë pjesës së parë të muajit qershor 2026, inspektimet janë fokusuar kryesisht në bizneset që operojnë në afërsi të shkollave dhe që merren me shitjen e cigareve elektronike.

EkoHigjiena

Sipas MINTI-it, kontrollet janë realizuar në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit, Vushtrrisë, Ferizajt dhe Vitisë, ku inspektorët kanë verifikuar respektimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit lidhur me shitjen e produkteve të duhanit dhe produkteve të ngjashme.

Shkeljet e evidentuara gjatë këtyre inspektimeve janë në procedurë trajtimi dhe do të ndiqen sipas dispozitave ligjore përkatëse.

Ndërkohë, Inspektorati Qendror i Tregut do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme inspektuese në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

“MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve, si dhe në zbatimin e Ligjit Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit duke vendosur theks të veçantë në ruajtjen e të miturve në qasjen në produkte që mund të cenojnë mirëqenien e tyre”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.