DYLON

IQMT intensifikon inspektimet për ndalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë shkollave, shqiptohen tri gjoba

IQMT intensifikon inspektimet për ndalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë shkollave, shqiptohen tri gjoba
Avatar photo Redaksia

Me fillimin e vitit të ri shkollor, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar dhe po vazhdon aksionet e inspektimeve për parandalimin e shitjes së cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht në subjektet afariste në afërsi të institucioneve arsimore.

Gjatë ditës së sotme, ekipet e IQMT-së kanë zhvilluar 18 inspektime në disa rajone të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Prizren, Fushë Kosovë, Rahovec, Istog, Shtime dhe Podujevë.

EkoHigjiena

Në kuadër të këtyre inspektimeve, inspektorët kanë urdhëruar largimin e menjëhershëm të cigareve elektronike nga shitja në dyqanet pranë shkollave.

Për mosrespektim të dispozitave ligjore dhe urdhëresave të inspektorëve, IQMT ka shqiptuar 3 gjoba, ndërsa gjatë kontrolleve janë realizuar edhe 2 sekuestrime.

Aksionet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut për kontrollin e respektimit të dispozitave ligjore dhe mbrojtjen e të miturve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurt për fëmijët dhe nxënësit.

Në kuadër të këtyre veprimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht prindërve, që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve elektronike te të miturit pranë institucioneve arsimore.

Ankesat dhe raportimet mund të paraqiten në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, përmes platformës Viber, në numrin: +383 46 311 000, thuhet në njoftim. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.