DYLON

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin

IQMT intensifikon aksionin: Nga cigaret elektronike te kontrollet e rrepta në markete për duhanin
Avatar photo Redaksia

10 inspektime dhe 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive në Gjakovë dhe Pejë. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zgjeruar aksionin e inspektimeve për parandalimin e shitjes së produkteve të duhanit te të miturit dhe për luftimin e tregtimit të kundërligjshëm të tyre.

Përveç kontrolleve për shitjen e cigareve elektronike te të miturit, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore, inspektimet tashmë përfshijnë edhe kontrollin e shitjes së cigareve të zakonshme në marketet e kategorive B dhe C.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij aksioni është parandalimi i shitjes së kundërligjshme të produkteve të duhanit, përfshirë rastet kur mungon dokumentacioni përkatës apo nuk deklarohet origjina e produkteve.

Vetëm gjatë ditës së sotme, IQMT ka realizuar 10 inspektime në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht në Gjakovë dhe Pejë. Si rezultat i kontrolleve të deritanishme, janë shqiptuar 2 urdhëresa për eliminimin e parregullsive.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, subjektet afariste që shesin produkte të duhanit te të miturit mund të gjobiten nga 1,000 deri në 10,000 euro.

Ndërkaq, për mungesën e dokumentacionit dhe mosdeklarimin e origjinës së duhanit, sipas Ligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, parashihen gjoba nga 3,000 deri në 9,000 euro.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të shitjes së cigareve dhe produkteve të tjera të duhanit te të miturit përmes numrit për ankesa në Viber: +383 46 311 000. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.