DYLON

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve
Avatar photo Redaksia

IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-ve

New York – SHBA

EkoHigjiena

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga NYPD (Departamenti i Policisë së New Yorkut), ku u njoftua nga afër me punën e këtij Departamenti nga Komisionieri i Punëve të Brendshme Josef Reznik dhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së New Yorkut. Delegacioni i IPK-së vizitoi Akademinë Policore të New Yorkut dhe Qendrën e Përbashkët Operative, si dhe po vazhdon takimet në institucionet tjera të sigurisë.

Delegacioni i IPK-së gjithashtu u prit nga Illyrian Society, organizata e policëve shqiptar në New York dhe nga Konsullata e Kosovës në New York.

Kjo vizitë është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it Amerikan dhe konsiderohet mjaft e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.