DYLON

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë lidhur me dy raste të ndryshme, në Prishtinë dhe Prizren.

Rasti i parë i referohet pamjeve të publikuara dje në medie të arrestimit të një të dyshuari për një rast të dhunës në familje i cili ishte dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe në rrethana akoma të pasqaruara kishte ikur nga aty.

EkoHigjiena

Lidhur me këtë rast IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë dhe të njëjtit janë duke u hetuar me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Rasti i dytë i referohet një reagimi policor në Prizren dhe pamjeve të publikuara në media gjatë inspektimit për zbatimin e masave anti-COVID në një lokal në Prizren në rrugën “Tranziti i ri” në mbrëmjen e datës 06.06.2021.

IPK në këtë rast ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor dhe është duke hetuar të njëjtin me dyshimin se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa për të dyja rastet hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit drejt sqarimit të rrethanave dhe pretendimeve për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga policia. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.