• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Redaksia 2LONLINE 4 Korrik, 2022 3 min
 IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë (një kapiteni, një rreshteri dhe një zyrtari policor – që të gjithë punonjës në Njësinë Rajonale të trafikut rrugor-NRTRR në Ferizaj).

Hetuesit e IPK-së në konsultim me Prokurorinë e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre zyrtarëve policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

IPK përmes rrugëve operative kishte pranuar një informatë se më 15.04.2022, zyrtarët policorë të NRTRR-Ferizaj e kanë ndaluar një qytetar për vozitje të shpejtë (104 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h) dhe ia kanë shqiptuar tiketën në vlerë 500 euro, një vit ndalesë të drejtimit të mjetit motorik dhe 5 pikë negative, sipas nenit 55 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor 05/L-088.

Katër ditë pas shqiptimit të tiketës është anuluar tiketa e parë, i është kthyer patentë shoferi qytetarit dhe i është shqiptuar tiketë e re vëllait të qytetarit për vozitje pa patentë shofer duke e anashkaluar plotësisht Komisionin për Vendosje si autoritet i vetëm për anulimin ose jo të tiketave në trafikun rrugor, sidomos kur ka masë mbrojtëse.

Me këtë rast dyshimet e hetuesve të IPK-së janë se nga zyrtarët policorë (tashmë të suspenduar) është manipuluar tiketa dhe rasti.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim ju njoftojmë se hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast. /2LONLINE/

Etiketa:Inspektorati Policor i Kosovës zyrtarëve policorë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
N'rrjet

Kosova do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor

15 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë,

15 Gusht, 2022
Info+

Mbahet takimi me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht

15 Gusht, 2022
Gjilan

Ministrja Nagavci takon mësimdhënësit dhe drejtorët e institucioneve edukativo arsimore të komunës

15 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë

9 Gusht, 2022

IPK arreston shtatë të dyshuar – një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë

14 Korrik, 2022

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

7 Korrik, 2022

IPK pranoi nga Misioni i OSBE-së donacion 33 libra që mbulojnë fushën e mbikëqyrjes policore dhe menaxhimit policor

17 Qershor, 2022

IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe manipulim me prova

25 Maj, 2022

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

23 Maj, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com