DYLON

IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme

IPK rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë në dy raste të ndryshme, një në Leposaviq dhe një rast tjetër në Graçanicë.

Informatat e para për rastin e në Leposaviq IPK i ka pranuar mbrëmë ku një dyshuar i arrestuar për veprën penale “Dhunë në Familje” ishte arratisur nga qendra e ndalimit të Stacionit Policor në Leposaviq.

EkoHigjiena

Bazuar në informacionet e para i dyshuari pasi ishte dorëzuar nga zyrtarët policorë gjatë procedurës të vendosjes në dhomën e ndalimit ishte arratisur nga stacioni policor duke ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin ndaj dy zyrtarëve policorë është duke u zhvilluar hetim me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësia e arratisjes së personave të privuar nga liria” dhe të njëjtit me rekomandim të IPK-së janë suspenduar.

IPK-ja në datën e njëjtë para mesnatës është njoftuar nga Policia e Kosovës se i dyshuari i arratisur është lokalizuar dhe arrestuar dhe se ndaj tij kanë vazhduar procedurat e mëtutjeshme për veprën që dyshohet të ketë kryer.

Në rastin tjetër, Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor të stacionit policor në Graçanicë me dyshimin për veprën penale të lëndim i rëndë trupor.

Nga hetimet e deritashme lidhur me këtë rast ekziston dyshimi se zyrtari policor në gjatë shoqërimit në veturën zyrtare të një të dyshuari ka tejkaluar autorizimet e përdorimit të forcës duke i shkaktuar të njëjtit lëndime të rënda trupore . /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.