DYLON

IPK realizoi një ligjëratë me studentët e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës

IPK realizoi një ligjëratë me studentët e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës
Avatar photo Redaksia

Në UP u mbajt ligjërata mbi rolin dhe rëndësinë e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) në sundimin e ligjit në Kosovë.

Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për vetëdijesimin e qytetarëve dhe studentëve mbi fushëveprimin ligjor të tij, në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Filologjisë – Programi i Gazetarisë) u mbajt një ligjëratë me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë”.

EkoHigjiena

Ky aktivitet, i organizuar për studentët e vitit të tretë të gazetarisë kishte për qëllim informimin dhe ngritjen e vetëdijes së tyre mbi mekanizmat e mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë dhe rolin e IPK-së në ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Profesori i Programit të Gazetarisë z. Alban Zeneli në fillim të këtij organizimi, falënderoi përfaqësuesit e IPK-së për angazhimin e tyre në këtë fushë dhe theksoi rëndësinë që kanë aktivitete të tilla për studentët e gazetarisë. Ai vuri në dukje se ligjërata për studentët do ti ndihmojë ata të kenë një kuptim të thellë dhe të drejtë të mekanizmave të mbikëqyrjes së institucioneve të sigurisë përfshirë IPK-në.

Zyrtarët e IPK-së prezantuan detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj agjencie mbikëqyrëse, duke theksuar rëndësinë e saj në sigurimin e profesionalizmit dhe llogaridhënies brenda forcave policore. Ata shpjeguan mekanizmat e mbikëqyrjes që zbaton IPK-ja për të garantuar respektimin e ligjit dhe bashkëpunimin e saj të ngushtë me sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të detajuara nga përfaqësuesit e IPK-së mbi temat që lidhen me mekanizmat e kontrollit, hetimet e pavarura mbi Policinë e Kosovës dhe ndërlidhjen e punës së IPK-së me organet gjyqësore.

Në kuadër të diskutimeve gjatë ligjëratës u trajtuan edhe tema si roli i mediave dhe gazetarisë në raportimin mbi aktivitetet e IPK-së dhe mbajtjen e institucioneve përgjegjëse në kuadër të sundimit të ligjit.

IPK falënderon stafin akademik të Universitetit të Prishtinës respektivisht të Fakultetit Filologjik – Programi i Gazetarisë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë për realizimin e këtij aktiviteti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.