• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

IPK publikoi raportin e inspektimit për “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”

Redaksia 2LONLINE 14 Janar, 2022 3 min
 IPK publikoi raportin e inspektimit për “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht Departamenti i Inspektimeve ka publikuar Raportin e inspektimit “Performanca policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave”.

Me kërkesë të Kryeshefit Ekzekutiv të IPK-së, z. Kushtrim Hodaj, në muajin nëntor është iniciuar inspektim i jashtëzakonshëm për të vlerësuar performancën policore në realizimin e urdhëresave të gjykatave.

Inspektimi është përqendruar në të gjitha zyrat e administrimit të urdhëresave të gjykatave në kuadër të stacioneve policore. Inicimi i këtij inspektimi është ndikuar edhe nga nevoja që Policia të sigurohet se ka ndërmarrë veprimet e duhura në ndjekjen dhe kapjen e të dyshuarve dhe të dënuarve për vepra kriminale.

Inspektimi ofron një mundësi për të vlerësuar angazhimet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ligjet në fuqi dhe Plani Strategjik Zhvillimor lidhur me parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit brenda shoqërisë.

Në kuadër të inspektimit nga IPK janë identifikuar disa Drejtori Rajonale Policore të cilat kanë performuar jo kënaqshëm në raport më drejtoritë tjera dhe që duhet mobilizuar në drejtim të ngritjes së efektivitetit dhe performancës.

Gjetjet e këtij inspektimi konsiderohet të jenë me interes për të gjithë akterët, përfshirë strukturën ekzekutuese të urdhëresave të gjykatave dhe nivelin mbikëqyrës – vendimmarrës.

IPK në kuadër të raportit të inspektimit ka dhënë shtatë rekomandime për Policinë e Kosovës duke përfshirë organizimin e trajnimeve për personel në këtë fushë, nxjerrjen e udhëzuesit për administrimin e urdhëresave, rishikimin e procedurave standarde të operimit, rekomandimi për ngritjen e efektivitetit dhe performancës në realizimin e urdhëresave të gjykatave, përditësimin me kohë të urdhëresave në bazën e të dhënave në polici etj.

Lidhur me rezultatin e inspektimit duke përfshirë edhe 7 rekomandimet e dhëna, të gjithë të interesuarit mund të kenë qasje në Raportin e plotë të inspektimit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të IPK-së /2LONLINE/

KËTU

Etiketa:Performanca policore urdhëresave të gjykatave
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Sport

Kamenica, vendin e dytë në turnirin e organizuar nga Asociacioni i Komunave

3 Korrik, 2022
Info+

Në komunën e Vitisë ka filluar fushata e korrje –shirjeve të drithërave

3 Korrik, 2022
Gjilan

Policia në 24 orë: Për Rajonin e Gjilanit raportohen raste të dhunës

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Policia realizon zbatimin e urdhëresave të gjykatave

14 Shtator, 2021

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com