DYLON

IPK ka filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme

IPK ka filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme
Avatar photo Redaksia

Hetuesit e IPK-së sipas detyrës zyrtare (ex officio) kanë filluar një hetim preliminar për të vlerësuar reagimin policor në menaxhimin e protestës së djeshme në Prishtinë që ndërlidhet me vizitën e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale.

Lidhur me reagimin policor gjatë menaxhimit të protestës ka pasur ankesa dhe reagime publike edhe nga gazetarë të ndryshëm si dhe vet Asosiacionit të Gazetarëve të Kosovës.

EkoHigjiena

Hetuesit e IPK-së aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe analizimit të pamjeve të ndryshme përfshirë edhe ato që tashmë janë publikuar, thuhet në njoftimin e Divizionit për bashkëpunim dhe informim Inspektorati Policor i Kosovës.  /2LONLINE/