DYLON

IPK: Aksion vullnetar për dhurimin e gjakut

IPK: Aksion vullnetar për dhurimin e gjakut
Avatar photo Redaksia

Zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës dhuruan gjak në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 20-vjetorit të IPK-së.  Dhuro gjak – shpëto jetë.

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), zyrtarët e IPK-së sot kanë realizuar një aksion vullnetar për dhurimin e gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

EkoHigjiena

Kësaj nisme humanitare iu përgjigjën një numër i madh i zyrtarëve të IPK-së të cilët me këtë rast kontribuuan në sigurimin e rezervave të gjakut për qytetarët në nevojë.

Ky aktivitet është pjesë e agjendës së aktiviteteve të Javës së IPK-së, e cila organizohet në shenjë të dy dekadave të punës së institucionit në përmbushjen e mandatit ligjor me fokus në promovimin e integritetit, përgjegjësisë, llogaridhënies dhe shërbimit ndaj qytetarëve.

Përmes këtij aktiviteti, zyrtarët e IPK-së dëshmuan se përkushtimi i tyre nuk kufizohet vetëm në detyrat profesionale, por shtrihet edhe në veprime humanitare për qytetarët në nevojë.

Inspektorati Policor i Kosovës shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për të gjithë zyrtarët e IPK-së që iu përgjigjën thirrjes për dhurimin e gjakut dhe stafin profesional të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në realizimin me sukses të këtij aktiviteti humanitar, thuhet në njoftimin e IPK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.