Major Fatlum Demiri diplomoi në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm në Turqi dhe njëkohësisht ka përfunduar me sukses dhe Programin Master të Studimeve të Mbrojtjes dhe Sigurisë (Defence and Security Studies Master of Arts Program).
Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm ka për qëllim edukimin, trajnimin dhe zhvillimin e liderëve të së ardhmes, duke bërë oficerë të aftë e kompetent për të kryer detyrat me përgjegjësi dhe për të udhëhequr me nder e besnikëri çdoherë.
Investimi në përgatitjen profesionale të ushtarakëve tanë, do të thotë investim në sigurinë e vendit.
Suksese të mëtutjeshme major Demiri, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovës. /2LONLINE/