(2LONLINE) – Vitet e pasluftës, Kosovën e zunë të papërgatitur për në shumë sfera e sidomos të transofmimit shoqëror nga tipi patriarkal konservator, në një shoqërie me tendenca të hapura dhe liberale.
Por kjo dukuri, në kohën e nevojës për investime në një hapësirë të dalë nga lufta, me përmasa të shkatërrimeve paralizuese për një popullsi që zhvillimin e saj ekonomik e kishte të koncentruar në sektorin agrar dhe blegtoral në viset rurale, e cila mbante në shpatullat e saj edhe barrën e mbijetesës në kohën e izolimit të shoqërisë, u mirëpritën shumë investime të huaja të perëndimit, të lindjes, të veriut e të jugut!
Por pas një dekade po shihet se jo gjithçka ka qenë në të mirë të zhvillimit të vendit, shoqërisë dhe të një popullate e cila kishte përjetuar terror.
Ne këtë kohë kur jemi duke u përballur me krizë socio-ekonomike në vend, dalin edhe elemente “të mbjellura” para një dekade e që po ndikojnë edhe në vet identitetin tonë si shoqëri që për një kohë shquheshim edhe si popull me referenca pozitive nga qytetërime dhe shtete me civilizim më të avancuar nga ne.
Cullakët
Ishin këto vite kur Kosova bënte pjesë në bashkësinë e shtatë republikave dhe dy krahinave autonome. Vite në të cilat Kosova dhe shqiptarët në veçanti, disa prej tyre për hatër të afrimit me “shtetin” dhe pjesa tjetër me dhunë dhe forma joshëse, ju nënshtruan institucionit të copëtimit dhe zhveshjes!
Copëtimit duke aluduar në kontestin fetar, siç është rasti me etnitetin e ri Boshnjak – Mysliman, Goran, Tërbesh prej atij shqiptar, si dhe zhveshjes të asaj pjese të mbetur shqiptare nga tradita dhe zakonet e odave, dasmës dhe martesave, të vdekjeve, si dhe të asimilimit nga identiteti fetar etj.
Të gjitha këto “reforma” në këtë kohë ndodhin vetëm tek populli shqiptar, derisa popujt tjerë brenda krijesës YU vazhdojnë me promovimin e vlerave të tyre, bile ka raste që ca tradita I kanë të marra nga shqiptarët dhe të përvetësuara në po të njëjtën periudhë.
Në këtë kohë, pikërisht familjet e ndikuara nga institucioni I shtetit lëre që u transformuan prej asaj që ishin, por këtë transformim të ri e bartën fuqishëm te pasardhësit e tyre duke e krijuar një gjeneratë të re Cullakësh me plis të bardhë, e që më vonë do të na shfaqeshin si “të moderuarit e shoqërisë tonë”.
Dominimi brenda llojit
Tani pasiqë kemi në stabilizim institucional, infrastrukturor dhe sadopak socio-ekonomik, fijet e mbjella gjatë kohës së investimeve emergjente të pasluftës, I kanë nxjerrë edhe frytet e para. Tani shohim se kemi të bëjmë me konkurrencën për dominim ekonomik, social, kulturor, fetar, arsimor etj.
Nga të gjitha këto forma të dominimeve, rreziku më madh dhe me përmasa shkatërrimtare të ekuilibrit dhe harmonisë shqiptare është ai I ndikimit me kultura tjera brenda feve të tanishme të cilat identifikohen shqiptarët.
Barrën kryesore për këtë segment të financimeve përmes shoqërisë civile e bartë pjesa e legjitimimin përmes regjistrimit të shoqërive civile në vendin tonë e që realisht mos kontrollit të detajshëm të të hyrave tek këto organizata, të cilat përmes aktivitetit humanitar e kulturor, promovojnë edhe kultura tjera karshi asaj tradicionales shqiptare.
Thirrja për islam
Kemi të bëjmë me dukuri e cila dita ditës edhe po institucionalizohet brenda mekanizmit institucional fetar duke u infiltruar nëpër pozita të ndryshme të cilat dita ditës po shfaqin edhe paradokset brenda llojit.
Tendencat për ndikim brenda llojit më shumë kanë të bëjnë me një presion brenda llojit duke promovuar vlera tjera dhe të panjohura për shtresën besimtare të shoqërisë. Paradoksale është edhe dukuria e cila në emër të “thirrjes dhe udhëzimit për në fe” brenda shoqërisë fetare, promovohet kulturë dhe traditë e cila në praktikën e deri para disa viteve nuk ka pasur kontakt me vendin tonë.
Për mendimin, tim kemi të bëjmë me një presion të dy vijave kulturore, asaj të islamit I cili buron nga tradita osmane në Ballkan e që është e trashëguar tek shteti turk I sotëm dhe I kulturës, traditë dhe praktikës së re arabe, përmes kuadrove të cilat kanë studiuar atje dhe janë mishëruar me kulturën e një regjioni të largët, e cila kulturë I bënë presion praktikës qindra vjeçare në Kosovë tek besimtarët islam.
Tani kjo shtresë e kuadrove të reja të cilat nuk kanë mundur të gjejnë veten brenda institucionit fetar në Kosovë, rrugën për “mbijetesë” e kanë gjetur përmes institucioneve të shoqërisë civile me fonde të ardhura nga vendi ku kanë studiuar, fonde të cilat kanë shtrirë ndikimin për promovimin e një kulture të re brenda shoqërisë kosovare fetare myslimane.
Zgjimi i gjeneratës së Cullakëve
Pasi që kohëve të fundit kemi edhe debate mbi atë se kush jemi si shumicë, çfarë neve përfaqësojmë dhe cilat janë vlerat dhe identitetet kombëtare, shtetërore dhe fetare tonat, mu në vlugun e debatit mbi atë se cili është kultura islame e shqiptarëve shumicë të Kosovës dhe Shqipërisë, kemi edhe “zgjimin” nga gjumi dekadencë I gjeneratës së ushqyer në kohën e YU-së.
Kjo shtresë e shoqërisë promovon liturgjinë e të qenurit fetar “aq sa dua unë, si dua unë dhe në çfarë forme e dua unë” ku me këtë formë tentohet të shtrohet presion në një shoqëri fetare myslimane e cila praktikën fetare e ka të pjekur me qindra vite.
Tendenca e kësaj gjenerate është që të interferojë në praktikën fetare I balancë I dy rrymave kulturore, asaj turke dhe arabe në Kosovë por edhe rehabilitimi I saj brenda “rregullave” të praktikës fetare myslimane, meqë shumica prej tyre thirren edhe si të tillë.
Kthimi në Origjinë
Këtu përsëri kemi ndeshjen e dy kulturave të kundërta për dallim të asaj turke dhe arabe brenda praktikës fetare myslimane. Kemi të bëjmë me ftesat të cilat bëhen nga kisha katolike e Kosovës dhe përballjes së saj me të njëjtin moto të kulturës së re myslimane e cila buron nga gjenerata e shkolluar në shtetet arabe.
Thirrja e kishës katolike për Kthim në origjinë, ka për qëllim shtimin e radhëve duke promovuar fenë katolike si I vetmi identitet origjinal shqiptar në Kosovë, por që realisht bazën e kësaj doktrine nuk kam mundur ta gjejë të dokumentuar askund.
Derisa Kisha Katolike thirret në Origjinë, të njëjtën formë e përdorin edhe promovuesit e kulturës arabe brenda praktikës fetare myslimane në Kosovë e që përmes postimeve të ndryshme edhe në rrjetet sociale tentohet të argumentohen pamjet të cilat përputhen me dukjen e jashtme të shqiptarëve të një kohe më të largët, me praktikën arabe e cila promovohet tani që mbi 10 vite rresht.
Këto tema, tendenca dhe “investime” janë të mirëseardhura për të gjithë ata të cilët vetëdijen e kanë të ngritur dhe nuk ndikohen nga rrymat e ndryshme të interesit, për shoqërinë tonë e cila tek pas viteve ’50 ka filluar shkrim leximin, është një bombë e kurdisur e cila mund të shpërthejë dhe e cila mund të bartë pasoja shumë të rënda brenda përbrenda shqiptarëve por edhe të regjionit në përgjithësi, me qëllim të dominimit të njërit apo të tjetrit lloj, andaj kujdesi më I madh në këtë rast duhet të jetë ai I institucioneve vendore duke kontrolluar fondet dhe aktivitetet në njërën anë, dhe të bashkësive dhe institucioneve fetare duke qenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e kuadrit I cili respekton rregullat të cilat janë në përputhje me traditën fetare të popullit.
Të lutemi për kujdes dhe maturi institucionale në këtë rast! /2lonline/
/Arianit SLLAMNIKU/