DYLON

Investimet në infrastrukturën e Gjilanit gjithandej, në fshat e qytet

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni Komunal i themeluar nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, që kryesohet nga nënkryetari, Rexhep Kadriu, ka bërë sot inspektimin e punimeve që janë duke u kryer në gjithë hapësirën e territorit të Gjilanit, në infrastrukturën publike.

Me këtë rast Kadriu ka thënë se dinamika e punëve është duke vazhduar sipas kontratave të lidhura me kompanitë tenderuese dhe gjithnjë konformë projektit dhe kritereve për rregullim të infrastrukturës publike.

EkoHigjiena

“Sot ishim në fshatin Dobërqan, fshat në të cilin janë duke u ndërtuar tetë rrugë të reja dhe sipas standarteve modern që do të ndihmojnë jashtzakonisht shumë banorët e kësaj ane që të kenë më të lehtë qarkullimin. Gjithashtu kemi vizituar edhe fshatin Përlepnicë, ku janë bërë të gjithë përgatitjet për fillimin e rregullimit të kanalizimit fekal, në kuadër të vazhdimit të punimeve nga shumë projekte të realizuara deri më tani. Ndërsa në fshatin Velekincë, kemi përcjellur punët që janë duke u bërë në rregullim të trotuarit, dhe krijimit të lehtësirave për nxënësit dhe banorët të cilët që nga paslufta nuk kishin një trotuarë për të lëvizur si këmbësor”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ai gjithashtu ka potencuar se muajt në vijim, do të jenë muaj të cilët në vete për Gjilanin do të ngerthejnë edhe një dinamikë shtesë si asnjëherë më parë, në punë publike dhe infrastrukturë, qëllim ky i kryetarit të Komunës, i cili ka themeluar këtë komision për t’i shtyrë përpara këto projekte dhe për krijim të kushteve më të mira për qytetarët e Gjilanit në përgjithësi. ​/2L ONLINE/