Investim strategjik për një Gjilan me furnizim më të sigurt, më cilësor dhe më të qëndrueshëm (VIDEO)
KRU “Hidromorava” po vazhdon me investime strategjike për përmirësimin e sistemit të furnizimit me ujë në Gjilan.
Në kuadër të projektit FLOWS, të financuar nga Banka Botërore, në Përlepnicë po ndërtohet rezervuari i ri me kapacitet 3,500 m³, krahas përmirësimit të linjës transmetuese dhe infrastrukturës përcjellëse.
Ky projekt, synon furnizim më të sigurt, më cilësor dhe më të qëndrueshëm me ujë për qytetarët e Gjilanit. /2LONLINE/
