DYLON

Investim në vlerë prej 120 mijë euro për ndriçimin publik në Kamenicë

Investim në vlerë prej 120 mijë euro për ndriçimin publik në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon punën në terren për rregullimin dhe përmirësimin e ndriçimit publik në qytet dhe në fshatra.

Në kuadër të këtij investimi, me vlerë prej 120 mijë eurosh, po punohet në 20 rrugë, me gjatësi të përgjithshme prej 11,315.08 metrash.

EkoHigjiena

Ndërhyrjet po realizohen në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës, përfshirë Berivojcën, Roganën, Novosellën, Kopërnicën dhe Hogoshtin, me qëllim krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët.

Rrugët në të cilat po ndërhyhet janë: Rruga “Mehmet Shpendi”, Rruga “Besnik Maroca”, Rruga “Faik Konica”, Rruga “Beteja e Ushtrisë”, Rruga “Bekim Berisha Abeja”, Rruga e Dardanëve, Rruga e Moçarit, Rruga e Malit, Rruga “Rexhep Malaj”, Rruga “Sejdi Kryeziu”, Rruga “Shqipëria” – degëzimi 2, Rruga “Rexhep Qehaja”, Rruga “Musli Ymeri”, Rruga “Florim Kosumi”, Rruga “Iliria”, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Blinajave, Rruga “Savska”, Rruga “Vlaznim Bashkimi”, 20. Rruga “Zukë Leci”.

Kryetari Rahimaj ka theksuar se investimet në ndriçimin publik synojnë të përmirësojnë sigurinë, funksionalitetin dhe kushtet e jetesës për qytetarët në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.