DYLON

Investim në shëndetësi: Vijojnë punimet në ambulantën e re të Uglarit

Investim në shëndetësi: Vijojnë punimet në ambulantën e re të Uglarit
Avatar photo Redaksia

Punimet në ambulantën e re të fshatit Uglar po vijojnë, ndërsa për ecurinë e tyre është informuar nga afër Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi.

Gjatë vizitës, e shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha e QKMF-së, Dr. Merrushe Haziri, drejtoresha Kadriu Qerimi ka parë nga afër progresin e punimeve dhe zhvillimin e investimit në këtë objekt shëndetësor.

EkoHigjiena

Ajo ka theksuar rëndësinë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore, veçanërisht në funksion të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe ofrimit të shërbimeve më pranë komunitetit.

“Investimi në infrastrukturën shëndetësore është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime cilësore, sa më afër vendbanimit të tyre”, ka deklaruar drejtoresha Kadriu Qerimi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.