DYLON

Intervistohen kandidatët për Komitetin Konsultativ të Ekspertëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni i Kuvendit të Komunës, që përbërja e tyre reflekton nga përfaqësimi politik në Kuvend dhe nga shoqëria Civile, ka përfunduar intervistat për përzgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Konsultativ të Ekspertëve, duke përgatitur listën prej shtatë anëtarësh të cilët do t’i propozohen kuvendit për miratim.

Komiteti Konsultativ i Eksperteve të Planifikimit Hapësinor, paraqet një trupë të jashtme të Kuvendit të Komunës e cila është një lidhje e mirë e qytetarit me Komunën në përgjithësi, nga fusha e planifikimit.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari i komisionit Abdyl Aliu, ka thënë se Kuvendi i Komunës ka zhvilluar të gjitha procedurat e parapara duke respektuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe vendimet e Kuvendit Komunal.

”Menjëherë pas marrjes së vendimit për themelimin e Komitetit Konsulltativ të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor si dhe vendimit për shpallje të konkursit për anëtarësim në këtë komitet, Kuvendi Komunal procedoj më tutje në seancën e radhës me nxjerrjen e vendimit për themelimin e panelit – komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të këtij komiteti. Paneli, ka mbajtur dy takime, në takimin e parë është bërë intervistomi, ndërsa sot janë bërë vlerësimet dhe paneli propozon listën me 7 anëtarët”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të gjitha procedurat janë përfillur, sikur që të gjithë anëtarët e komisionit kanë vlerësuar në mënyrë të pavarur dhe në fund rekomandimi për Kuvendin Komunal është me konsensus të plotë të anëtarëve të komisionit.

Ndryshe, detyrat dhe përgjegjësit e këtij Komiteti janë në dhënien e mendimeve, propozimeve, vërejtjeve në dokumentet e planifikimit hapësinorë që miratohen nga Kuvendi i Komunës, pastaj ofron këshilla profesionale, shqyrton dhe propozon zgjidhje, kujdeset për procedurat si dhe monitoron zbatimin e planeve dhe dokumenteve të tjera të miratuara nga Kuvendi Komunal./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.