DYLON

Intervenohet në sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Kamenicës ka intervenuar në sanimin e dëmeve të shkaktuar nga të reshurat e fundit në disa vende: Në lagjen Jastrebac të fshatit Strezoc u intervenua në përmirsimin e rrugës, ndërsa në fshatin Krilevë intervenohet në tre vende për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Kriva Reka, nga shtrati u larguan disa drunjë(shelqe) dhe mbeturinat e grumbulluara, të cilat kishin ndikuar në ndryshimin e kahjes së lumit, duke rrezikuar rrugën që shpie në drejtim të Prishtinës. Ekipi DMDH-së, kishte punuar dje deri në mbrëmje,ndërsa tërë puna e bërë ishte realizuar me ngarkuesin e Komunës. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.