DYLON

Intervenohet hapjen e përroskave në Radivojc, Budrik dhe rrugën “ Sherif Frangu” në Viti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ekipet mobile të komunës, janë duke marrë masa në vendet ku është paraqitur rreziku nga vërshimet me që rast kanë intervenuar me ekskavator me kompaninë e kontraktuar, në hapjen e përroskës në Radivojc e cila ka bërë që të rritet niveli i ujit në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj.
Edhe pse tani më është intervenuar, shiu që po bie vazhdimisht po sjellë prurje të ujit dhe niveli i ujit është I madh, ndërkohë që alarmohet se mund të ketë përkeqësime edhe gjatë orëve të mbrëmjes, nëse nuk pushojnë të reshurat. Po ashtu është duke u intervenuar tani në këto çaste edhe në hapjen e përroskës në Budrik, e cila ishte bllokuar nga mbeturinat. Drejtori i Shërbimeve Publike ka njoftuar se është kërkuar nga Kompania Rajonale “Hidromorava” që të furnizoj me ujë të pijshëm banorët e fshatrave Radivojc dhe Budrikë, pasi që uji që posedojnë është i papërdorshëm dhe i kontaminuar. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.