DYLON

Intervenim kompleks kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale

Intervenim kompleks kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale
Avatar photo Redaksia

“Intervenim kompleks kirurgjik në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale. Përfundon hemihepatektomia e majtë, te një paciente 21-vjeçare me tumor hepatik”, njofton Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

QKUK bënë me dije se rezeksionet e mëlçisë janë ndër ndërhyrjet më komplekse në kirurgjinë abdominale dhe kërkojnë ekspertizë të lartë kirurgjikale, planifikim të kujdesshëm paraoperativ, si dhe bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë të ekipit multidisiplinar.

EkoHigjiena

“Ndërhyrja u realizua me sukses falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit të specializuar të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale, të përbërë nga dr. Afrim Tahiri, dr. Fadil Beka, dr. Arsim Çerkinaj dhe dr. Rexhep Ajvazi”, thuhet në njoftim.

Në ekipin e anestezionit ishte dr. Turkan Karabegler, ndërsa në ekipin mbështetës instrumentar ishin Lulja Tasholli dhe Valentina Dervishi.

Pas përfundimit të trajtimit dhe monitorimit postoperativ, pacientja është liruar në shtëpi në gjendje të stabilizuar dhe me gjendje të mirë shëndetësore.

“Ky intervenim përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të kapaciteteve profesionale, ekspertizës dhe përvojës së stafit shëndetësor të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në ofrimin e trajtimit të avancuar për raste komplekse kirurgjikale”, thuhet në njoftimi ne QKUK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.