DYLON

Interpretimi emocional i ngjyrës dhe temperaturës së këmbëve

Avatar photo Redaksia

Sikurse shprehjet e fytyrës ndryshojnë për të reflektuar humorin vazhdimisht në ndryshim, po kështu ndodh edhe me ngjyrën e këmbëve. Nuancat e përgjithshme tregojnë për ndjenjat mbizotëruese, ndërsa ngjyrimet e theksuara për emocione të ndryshme apo trazira të brendshme. Një mozaik me tone të përziera është më se i zakonshëm.

Ngjyrat e ndryshme kur këmbët janë të çlodhura, të tendosura apo të tensionuara, tregojnë për efektin e emocioneve të ndrydhura me forcë.

EkoHigjiena

Ngjyrat e këmbëve

Ngjyrë e freskët – të shëndetshme, me besim në vetvete dhe në harmoni.

Të bardha – pa emocione dhe energji. Të dështuara. Të lodhura. Përpiqen shumë.

Të kuqe – në siklet, të ndrojtura, të inatosura apo të acaruara. Kanë nevojë të qetësohen.

Të verdha/portokalli – krejtësisht të ngopura. Të nxehura, të zemëruara dhe të fyera. Pikëpamje e errët për jetën.

Kaltëroshe/të purpurta – krenari e fyer, ego e rrëzuar dhe vetëbesim i dëmtuar. Tregon për një abuzim emocional apo fizik. Tregohuni të mirë me veten!

Jeshile – ambicie e skajshme, pakënaqësi e hidhur dhe mërzi. Shikoni për më të mirën!

Kafe – të mbyllur, të mërzitur apo të plotësuar.

Shenja të zeza – goditje të forta emocionale. Mendojnë se janë në rrezik apo vështirësi. Kanë nevojë të besojnë se çfarë ndodh në jetë!

Temperatura e këmbëve

Luhatjet e nxehtësisë së trupit që përcaktohen nga këmbët, tregojnë ndryshueshmërinë e intensitetit të ndjenjave dhe emocioneve.

Këmbë të ngrohta – shkëlqejnë me entuziazëm dhe energji të përmbajtur.

Këmbë të nxehta – të nxehura dhe të inatosura; me një nevojë për të shprehur emocione të paqarta dhe për të lëvizur me nxitim përpara.

Këmbë të ftohta – të zbehta, të pafuqishme, të qeta ose pa interes. Besimi i fillimit është zëvendësuar nga një ngurrim për të bërë lëvizjen e parë për shkak të “këmbëve të ftohta” në minutën e fundit. Edhe moti i keq mund të jetë jo motivues!

Gjatë refleksologjisë në mënyrë të pavetëdijshme shkaktohen shumë emocione. Njëra këmbë mund të ndihet e ftohtë akull, ndërsa tjetra digjet nga i nxehti. Për shembull, këmba e djathtë mund të ngrijë nga rishfaqja e kujtimeve nga e kaluara, emocionet e pazgjidhura; ndërsa këmba e majtë mund të jetë e nxehtë nga intensiteti i ndjenjave të çastit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.