DYLON

Interesohen për zbatimin e ligjit për Inspeksionin Bujqësor në veçanti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, kanë pritur Komisionin Parlamentar për Bujqësi, Planifikim Hapësinor dhe Mjedis, që kryesohej nga Adem Salihaj dhe anëtari i këtij komisioni, Murat Hoxha, të cilët janë interesuar për zbatimin e ligjit për Inspeksionin Bujqësor në veçanti.

Me këtë rast Kryesuesi i Komisionit Parlamentar, Adem Salihaj ka thënë se janë në një vizitë nëpër Komunat e Kosovës për të mbledhur informacione zyrtare mbi zbatimin e këtij ligji në praktikë dhe nëse është e nevojshme, plotësimi i tij pas rekomandimeve që do të përmbledhen në një raport i cili do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

EkoHigjiena

“Jemi të interesuar kryesisht për zbnatimin e ligjit në përgjithësi, për tokën bujqësore dhe mbrojtjen e saj, për nivelin e pyjeve, mjedisin dhe aspekte të tjera në kuadër të inspektoriatit bujqësor. Nga ajo që kemi parë deri më tani në Gjilan, jemi të kënaqur me zbatimin e ligjit në përgjithësi”, ka thënë kryesuesi Salihaj.

Ndërsa, nënkryetari Kadriu dhe drejtori Ramadani kanë dhënë informacionet e përgjithshme lidhur me inspektoriatin bujqësor dhe zbatimin e ligjit, sikur që kanë folur edhe për inspetoriatin bujqësor, sfidat dhe problemet që ekzistojnë në Komunën e Gjilanit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.