DYLON

Interesohen për punën e Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS), me dr. Jashar Jasharin, Kryesues i Komitetit dhe anëtarë të tjerë të tij, , i kanë bërë një vizitë pune Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve -Strehimorja në Gjilan. Kryesuesi i këtij Komiteti dr. Jashari tha për Portalin 2L ONLINE se qëllimi i kësaj vizite në këtë Qendër ishte njoftimi nga afër për aktivitetet dhe shërbimet qe i kryen kjo qendër (strehimore) në ofrimin e shërbimeve optimale për gratë dhe fëmijët që janë viktima të dhunës në familje siç janë, strehimi i tyre, ekzaminimet mjekësore të viktimave të dhunës në familje, trajtimi psikologjik i tyre, rehabilitimi dhe re-integrimi i tyre në shoqëri. Veç kësaj kjo qendër ofron edhe këshilla ne aspektin juridik, social dhe psikologjik.

Jashari më tej shtoi se u njoftuan se kjo qendër vazhdon të ofroj strehim grave dhe fëmijëve në përkrahje psiko-sociale, në mënyrë për t’i ndihmuar ato për të tejkaluar traumat e tyre të shkaktuara nga dhuna ne familje.

EkoHigjiena

“Ne fakt drejtoresha e kësaj Qendre, Nazife Jonuzi na njoftoi gjerësisht neve si KSHMS-së me aktivitetet e kësaj qendre, në trajtimin respektivisht mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve si pasojë e dhunës në familje.

Sipas saj, Qendra “Liria” ka një marrëveshjeje mirëkuptimi me institucionet e nivelit qendror dhe të atij lokal, siç janë; Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi Komunal, Gjykata, Policia, Qendra për Pune Sociale, Zyra për Barazi Gjinore, DSHMS, si dhe Drejtoria Komunale e Arsimit.

Kryesuesi i KSHMS-së dr. Jashar jashari e ka falënderuar drejtoreshën e kësaj Qendre për informacione te ofruara mbi aktivitetet që bënë kjo qendër në mbrojtjen dhe rehabilitimin e viktimave të dhunës në familje.

“Ne jemi të vetëdijshëm, dhe nuk na mungon as vullneti për të bërë më shumë për këtë kategori të shoqërisë që iu është nënshtruar dhunës në familje, por limitet buxhetore na e pamundësojnë një gjë të tillë, sepse në komunën tonë operojnë edhe disa shoqata tjera që duhet kujdesur për to, siç janë: Handikosi, Shoqata e te Verbërve, e Shurdhmemecëve, shoqata “Pema” për trajtim ditor e të tjera, e që Komuna e Gjilanit ndjenë obligim dhe po i subvencionon çdo vit në mënyrë proporcionale të gjitha, pa e anashkaluar asnjërën nga to”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, edhe këtë vit kalendarik si çdo vit tjetër, kryetari i komunës, Lutfi Haziri ka ndarë mbi 30 mijë euro subvencione nga zyra e kryetarit për këto kategori të shoqërisë, përfshirë këtu edhe Qendrën “Liria” me një shumë prej pesë mije euro. /2L ONLINE/