DYLON

Interesimi i parë prej 7 milionësh nga Diaspora 


Interesimi i parë prej 7 milionësh nga Diaspora 

Avatar photo Redaksia

Zv. ministri Arianit Daci ka pritur në zyrë afaristin nga diaspora, kosovarin Afrim Imeri, bashkinvestitor i “San Pellegrino”, fabrikë e njohur e ujit dhe e shamponit, e cila pritet të shtrihet edhe në Republikën e Kosovës.

Lajmi për interesimin e diasporës kosovare e ka gëzuar zv. ministrin Daci.

“Shtatë milionë euro, një shumë premtuese për fillimin e investimeve të diasporës në atdheun e tyre, në Kosovë. Zëvendëskryeministri Gashi ka përçuar mesazh gjithandej diasporës shqiptare të vijnë në Kosovë. Ne do të jemi këtu për t’ju ndihmuar”, ka thënë zv. ministri Arianit Daci.

EkoHigjiena

Nga ana tjetër, afaristi Afrim Imeri ka premtuar vende të reja pune.

“Me këtë investim do t’i punësojmë 200 punëtorë”, ka thënë Imeri.

Ky është interesimi i parë konkret që vjen nga Diaspora për të investuar në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.