Interesat botërore po ndryshojnë!

Interesat botërore po ndryshojnë!

Kosova në këto 20 vjet ka pasur ulje dhe ngritje në të gjitha aspektet si politike ashtu edhe ekonomike. Por nuk do të ndalem në këtë analizë që ndoshta do të duhej të bëhej nga ekspert të ndryshëm për të reflektuar në hapat për të ardhmen e këtij vendi të ri Evropian.

Shkruan: Izmi Zeka

Se çka është e rëndësishme në këtë kohë do të mundohem të shkruaj me syrin kritik se sa të një politikani apo përkatësie politike. Theksi im do të vihet në ndryshimet dhe perceptimet jo të natyrshme për ecjen e Kosovës dhe relacionin e saj më bashkësinë ndërkombëtare.

Po e them qartë që Kosova si shtet nuk është e para 20 vjetëve por as Evropa si kompozim nuk është sikur e para 20 vjetëve. Atëherë Kosova ka qenë në top agjendë ku ka qenë një shtet i dalur prej luftës me pasoja shumë të mëdha kurse Evropa ka qenë mjaftë e ndjeshme në raport me Kosovën dhe perspektivën e saj.

Po tani duhet shikuar paksa ma ndryshe ketë relacion i cili ka ndryshuar skajshmërish t. Kosovë si asnjëherë është shtet stabil me institucione kredibile dhe përpjekjet saj kanë një pike vështrim drejt një Evrope të Bashkuar. Sa është e përgatitur Evropa për këtë orientim Kosovar mbetet për tu dëshiruar jo për shkak të saj por më shumë për interesat gjeostrategjike që po ndryshojnë në Evrope e më gjerë.

Prandaj në ketë vijëzim ne kosovarët duhet ta shohim vetën si faktor i stabilitetit por edhe politikave për të ardhmen e vendit tonë. Thënë më një fjale ne duhet pas një analize sistemore për politika Evropiane dhe Amerikane të përgatisim strategji afatshkurtër dhe afatmesme për politikat e shtetit të Kosovës në raport me qendrat e vendosjes dhe jo vetëm kaq por edhe politikat ekonomike që ndikojnë në faktorizimin e shtetit të Kosovës. Vetëm, të verbëritë nuk mund ta shohim ose perceptojnë se interesat evropiane dhe Amerikane gradualisht po ndryshojnë në qasjen ndaj Ballkanit e në këtë situatë edhe të Kosovës.

Shikuar Kosovën në hartën evropiane apo edhe botërore mund të duket vetëm një pikë që shtirë mund të shihet. Prandaj për të mos u par të tillë ne duhet të marrim hapa konkret në perspektivën kosovare në raport me zhvillimet dhe politikat ndërkombëtare.

Ndryshime të mëdha kemi në të gjitha shtetet e Evropës në politik bërjen e tyre por natyrisht edhe politika amerikane si aleat i yni i natyrshëm nuk mundet në përjetësi të jetë gardian i mosveprimit tonë dhe ndërmarrjes së hapave konkret në fuqizimin e shtetësisë së Kosovës dhe zhvillimit të saj.

Rikthehuni historisë në 100 vjeç arin e fundit dhe mund të konkludoni në skajshmëritë e veprimeve të shteteve dhe fuqive të mëdha në raport me Ballkanin e në këtë raport edhe me shqiptarët e Ballkanit. Prandaj sot Kosova ka nevojë për unitet politik dhe asgjë më shumë.

Veprime tjera veç sa për të thënë apo për kurtuazi paraqesin shpërfaqje të dëmshme për jetën institucionale të Kosovës. Përgjegjësit janë të ndara andaj koha që po humbet me veprime jo konsistente institucionale qoftë me serbin apo edhe të tjerët më shumë i ngjanë kohës së kapadai ve jashtë institucional se sa pragmatizmit dhe nevojës shtetërore.

Përçaj e sundo ka qenë sllogani i Gaj Jul Cesarit në vendet e pushtuara nga Roma por brenda Romës kanë qenë rregulla tjera “Romakët e bashkuar sundim më i lehtë”, Nga kjo që për mua është sintezë duhet të mësojmë shumë pa përjashtim.

Për të gjithë ata që shohin rrjedhat gjeostrategjike koha po ndryshon bashkë me interesat e vendeve të fuqishme botërore. Ndikimi I Rusisë në Ballkan nuk është për tu përshëndetur ku shtrirja e saj përmes shërbimeve të ndryshme ka arritur që të prek në heshtje Ballkanin edhe ashtu të lënduar nga luftërat e fundit dhe influenca e saj po merr dimension të ri që pavrejtshëm po merr shtrirje.

Nga ky vështrim mund të japim një konkludim se diverziteti I politikave Evropiane në raport më Ballkanin e sidomos Ballkanin perëndimor po krijon shtat që filozofia ekstreme të merr forme dhe kahe jo të nivelit të kënaqshëm edhe për perspektivën e Kosovës.

Kosova, po e ritheksoj ka nevojë për unitet politik dhe institucional që kalon përtej egos së disa politikanëve dhe interesave klanore, fetare apo ekonomike.

Unë si gjithë, eci pran lapidarëve në qytetin tim të lindjes aty për rreth shtatores së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE