DYLON

Intensifikohen inspektimet për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit

Intensifikohen inspektimet për ndërtimet pa leje dhe mbrojtjen e mjedisit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar takim me drejtorin e Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, shefin e Inspektoratit, Liridon Beqiraj, si dhe inspektorët Ibrahim Kastrati, Enver Ismajli dhe Besim Morina. Në takim është diskutuar zbatimi i Planit Operativ për Inspektime me fokus në dy fusha kryesore: identifikimin dhe trajtimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht të shtëpizave malore, si dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga bizneset dhe personat fizikë.

Kryetari Rahimaj ka kërkuar zbatimin e plotë dhe në përpikëri të Planit Operativ, duke theksuar nevojën për intensifikimin e kontrolleve në terren dhe identifikimin e rasteve të ndërtimeve pa leje. Për ndërtuesit do të kërkohet që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për pajisje me leje ndërsa në rast të mosrespektimit të kërkesave ligjore do të ndërmerren masat përkatëse përfshirë edhe gjobitjen në pajtim me legjislacionin në fuqi.

EkoHigjiena

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe mbrojtjes së mjedisit. Inspektorët do të monitorojnë bizneset dhe personat fizikë që shkaktojnë ndotje duke i informuar dhe paralajmëruar për respektimin e rregullave dhe standardeve mjedisore. Në rast të mosrespektimit do të ndërmerren masat ndëshkuese të përcaktuara me ligj.

Gjithashtu do të monitorohen edhe furnitorët e jashtëm që furnizojnë bizneset në territorin e Komunës së Kamenicës me qëllim të respektimit të rregulloreve komunale përfshirë ato që lidhen me taksat dhe detyrimet përkatëse.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Zotrim Kastrati, së bashku me shefin e Inspektoratit, Liridon Beqiraj, dhe inspektorët e tjerë janë pajtuar që të intensifikojnë angazhimin në terren dhe të zbatojnë me përpikëri Planin Operativ për Inspektime në këto dy fusha.

Komuna e Kamenicës u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar ndaj mjedisit, hapësirave publike dhe respektimit të rregullave për ndërtim. Vetëdijesimi dhe bashkëpunimi i qytetarëve janë thelbësorë për krijimin e një ambienti më të pastër, më të sigurt dhe të rregullt për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.