“Intelektualët” udhëtojnë për Podujevë në përkrahje të Dritës

“Intelektualët” udhëtojnë për Podujevë në përkrahje të Dritës

FC Drita do të sfidohet me Llapin në ndeshjen që do të zhvillohet në Podujevë në kuadër të javës së pestë kampionale. Drita është lidere e tabelës së Superligës, ndërsa kjo përballje derbi pritet të jetë mjaft interesante.

E si gjithmonë, aty ku është Drita është edhe lojtari i 12-të i saj, Intelektualët. Ata janë të gatshëm edhe për ndeshjen e nesërme, ku një grup i tyre pritet të udhëtojnë drejt Podujevës.

Këtë e kanë konfrimuar përmes një postimi në profiling zyrtar në Facebook, duke theksuar se do të jenë aty për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

Ja postimi i plotë:

Llapi – FC DRITA

E mërkurë, ora 16:00

Të mërkurën shkojmë në Podujevë, për të përkrahur skuadrën tonë të zemrës, krenarinë e qytetit, Dritën.

Djelmoshat Bardhë e Kaltër kanë nevojë për prezencën dhe mbështetjen tonë, andaj ne do të udhëtojmë drejt Podujevës për të mos i lënë vetëm, në një betejë shum të rëndësishme për synimet tona të përbashkta!!

Mblidhemi prej orës 13:00 në Champions Bar, ndërsa nisemi nga ora 13:30 me 1 autobus.

Përparsi në udhëtim kanë antarët 18+.

N’zemrën tonë veq TI je

KOMENTE