Njëri nga tifo grupet më të mëdha shqiptare, “Intelektualët” e Drites, sikurse grupet tjera kanë qenë aktiv në javën që lamë pas, ku Shqipërinë e goditi një tërmet.
Tifozëria gjilanase arriti të mobilizohet dhe të grumbullojë ndihma për të prekurit nga ky tërmet.
Prej mbi 50 të vdekurve ishin edhe dy djem nga Gjilani, ku familja e tyre u ndihmua nga 1500 euro.
Intelektualët dhuruan edhe 4178 euro për fondacionin “Fundjavë ndryshe”, ndërsa në Gjilan kanë strehuar dhjetëra banorë për të cilat ata kanë ndarë një pjesë nga fondi i tyre për t’i ndihmuar ata.
Ata kanë tubuar mbi 8500 euro dhe 60 ton ndihma: