“Intelektualët” nisin kontigjentin me ndihma drejt Shqipërisë, pritet të kthehen me banorë

“Intelektualët” nisin kontigjentin me ndihma drejt Shqipërisë, pritet të kthehen me banorë

Grupi i tifozëve të klubit Drita – “Intelektualët” kanë njoftuar se ka janë nisur drejt Durrësit, për të ndihmuar popullatën e Shqipërisë, e goditur nga tërmeti i fuqishem i së martës.

Me vete, “Intelektualët”, kanë marrë edhe ndihmat e grumbulluara gjatë ditës së tretë, pra gjatë të enjtes, në bazë të kërkesave që kanë marrë nga shteti shqiptar.

“Intelektualët” me vetura dhe autobus nuk do të kthehen duarthatë, pasi kanë në plan t’i marrin banorët që kanë përjetuar rëndë tërmetin dhe kanë mbetur të pastrehë në Shqipëri.

Ata kanë njoftuar qytetarët e Gjilanit, se ata që kanë mundësi të dalin në pritje të të ardhurve nga Shqipëria dhe t’i marrin per strehim, ndërsa pritet të jenë në Kosovë pas orës 22:00.

Megjithatë, sigurisht për detaje të tjera të kohës së kthimit në Gjilan, “Intelektualët” do na informojnë me kohë.

Një nga udhëheqësit e këtij misioni, pjese e ‘bardhëekaltërve’, Arianit Kërqeli ka shkruar në Facebook:

 “Miq të vullnetit të mirë!

Jemi nisur në Shqipëri për t’i marrë disa familje me qëllim të strehimit të tyre.

Andaj lus qytetarët e Gilanit me rrethinë, të cilë janë të gatshëm të strehojnë familje nga Shqipëria të lajmrohen në mesazh privat!”

 

KOMENTE