“Intelektualët” ndihmojnë familjen Abazi, dorëzojnë të gjitha paratë e grumbulluara

“Intelektualët” ndihmojnë familjen Abazi, dorëzojnë të gjitha paratë e grumbulluara

Grupi i tifozëve të klubit Drita – “Intelektualët” kanë njoftuar se ka janë nisur drejt Durrësit, për të ndihmuar popullatën e Shqipërisë, e goditur nga tërmeti i fuqishem i së martës.

Me vete, “Intelektualët”, kanë marrë edhe ndihmat e grumbulluara gjatë ditës së tretë, pra gjatë të enjtes, në bazë të kërkesave që kanë marrë nga shteti shqiptar.

“Intelektualët” kanë mbledhur edhe një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa pas dy donacioneve në fondacionin “Fundjave ndryshe”, të mbledhurat e ditës së sotme i kanë dorëzuar te familja Abazi në Gjilan, të cilët humbën dy djemtë e tyre Isë dhe Shemsedin Abazi.

Ata shprehën ngushëllime dhe dhuruan 1500 euro, dhe në faqen zyrtare të tifozëve njoftuan se ndihmat për këtë familje do të vazhdojnë.

KOMENTE