Super sfida e ndeshjes së 11-të në Superligë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.
Tashmë, gjithcka është gati, tifozët kanë filluar të hyjnë në stadium dhe klubet gjithashtu.
Tifo grupi “Intelektualët” kanë zbarkuar tashmë në Prishtinë. Pesë autobusë dhe shumë vetura private kanë marrë rrugë drejt kryeqytetit për ta mbështetur skuadrën e tyre Drita.
Kurse, në këtë ndeshje, “Plisat” do të jenë të vendosur në tribunën jugore të stadiumit.
Formacionet zyrtare:
Prishtina: Bekaj, Thaçi, Bekteshi, Ibrahimi, Bardhoku, Boshnjaku, Ahmeti, Hila, Abazi, Korenica, Januzi.
Kryetrajner: Armend Dallku
Drita: Tofiloski, Limani, Gerbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, A.Krasniqi, Xh.Shabani, Haxhimusa, B.Shabani, Fortunato.
Kryetrajner: Ardian Nuhiu
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Erdall Zasella
Niveli i sigurisë për këtë ndeshje është më i lartë se asnjëherë tjetër. Pritet numër më i madh tifozësh, ndaj edhe klubi vendas ka organizuar që të ketë më shumë forca të sigurisë në stadium.
Konfirmohen mungesat e mëdha te FC Drita: Liridon Leci nuk do të luajë për shkak të suspendimit me Bujar Shabanin gjithashtu. Izair Emini nuk ia ka dalur, derisa nuk është përfshirë as në 18-she. Në stolin e rezervave ndodhet Hamdi Namani, i cili gjithashtu ishte i lënduar.