Pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi të martën në Shqipëri, nga i cili humbën jetën dhjetra persona dhe u lënduan mbi 600 të tjerë, shqiptarë të shumtë u solidarizuan me Shqipërinë.
Për tri ditë me radhë, qytetarët e Gjilanit bashkë me tifo-grupin “Intelektualët” mblodhën ndihma, ushqime, veshmbathje dhe të holla për t’u dal në ndihmë familjeve në nevojë në Shqipëri.
Përvec, ndihmave që më pas i dorëzonin në Shqipëri, “Intelektualët” në bashkpunim me qytetarët e Gilanit si dhe me kompaninë e autobusëve “Egnatia” sollën 70 qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti për strehim në qytetin e Gjilanit në mëngjesin e së premtes.
Deri më tani, janë sistemuar 10-të familje te vullnetarët e qytetit që kanë pasur dëshirë t’i strehojnë familjet në shtëpitë e tyre.