DYLON

Intelektualë të të gjitha trojeve tona, bashkohuni në gjumë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pa u ndaluar në të kaluarën e këtyre viteve të “lirisë” por duke ecur krahas me të ardhmen, do të hasim disa aspekte të jetës demokratike të dështuar në të gjitha poret e jetës në trojet e mbuluara me shqiptarë.

E ardhmja është e mbushur me paqartësi. Nuk kemi as idenë më të vogël se ç’i pret brezat e ri në këtë kaos ku mungon elementarja e edukatës demokratike dhe mundësive për të arritur nivel më të qartë të relacioneve shoqërore e politike në kuadër kombëtar e sidomos ndërkombëtar ku edhe pësojmë debakël të përhershëm që nënkupton bisedimet dhe marrëveshjet politike, ekonomike ndërshtetërore e ndëretnike.

EkoHigjiena

Mungesa e kulturës, pra e edukatës demokratike, guximit dhe dëshirës për konfrontim demokratik në diagonalen votues – i votuar, rrënon pa mëshirë mundësinë e strukturimit politik të sistemit dhe shtetit i cili ngelën në duar të të “votuarve”filiform në prizmin politik që nuk i kanë aftësitë e duhura për të trasuar koncepte ardhmërie.

Era e ndryshimeve në botë drejt një mirëqenie, drejt barazisë dhe të drejtave të njeriut për këtë mirëqenie, për paqe e harmoni, mbrojtje nga ndotja dhe nga kriminaliteti janë përparësi e pa kundërshtueshme e këtij qindvjeçari. Për të ecur krahas me të tjerët, duhet detyrimisht të ngremë nivelin e arsimit të përgjithshëm nëpërmjet të cilit do të arrimë qëndrueshmëri dhe hegjemoni përballë sfidave të cilat ia sollëm vetvetes këtyre viteve të demokracisë ku edhe shkeljen drastike të drejtave tona, e quajmë sukses, dukuri kjo e mbjellë në të gjitha shtresat e shoqërisë aktuale. Mungesa e dëshirës dhe guximit të intelektualëve është një degradim i veçantë në hapësirën politike dhe kulturore. Ata i gjejmë zakonisht duke sulmuar apo mbrojtur individë në planin atdhetarë-tradhtarë, e dhënë që çon vetëm në përçarje dhe degjenerim të kësaj kulture të paktë demokratike që kemi arritur ta ruajmë dhe kultivojmë. Intelektualët dhe pjesa e madhe e qytetarit shqiptar ndeji me duar në xhepa kur “elita” politike në Kosovë i filloi dhe po i vazhdon negociatat po ashtu me duar në xhepa; pa agjendë, pa rend, pa shtetësi dhe pse mos të thuhet: edhe pa dinjitet. Nga këtu, nuk është çudi që Europatë cilën e lakmojmë pa pasur as njohurinë më të vogël pse, burgos jo vetëm fytyrat tona kombëtare por edhe tërë Kosovën, natyrisht me përjashtim anësor për etninë serbe e cila në përgjithësi absolute, kanë pasaporta të Serbisë dhe andaj lëvizin lirshëm.

Por krejt këto, nuk dimë e nuk duam apo ndoshta kënaqemi me thërrmija dhe votojmë, votojmë, dhe votojmë: filiformët politikë!

Intelektualë të të gjitha trojeve tona, bashkohuni në gjumë! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.