DYLON

Integrimet euro-atlantike s`ka kush që i ndalë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kosova, historikisht, ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë, të mundimshme dhe plotë sakrifica gjatë shekujve. Pushtimet e njëpasnjëshme, luftërat, kryengritjet, përpjekjet për liri nuk kanë reshtur asnjëherë. Thënë shkurt Kosova (kur themi Kosova mendojmë edhe në gjithë gjeografinë shqiptare, ndonëse me specifika të vogla) shumë pak ka parë ditë të bardha gjatë historisë.

Shqiptari më shumë ka derdhur gjak e lot, se sa që ka arritur të gëzojë frytet e punës së tij. I njëjti fat i ka përcjellë shqiptarët ndër breza e me shekuj të tërë. Armiku i vendosur për të luftuar qenien shqiptare nuk ka kursyer as një mjet, andaj edhe përpjekjet kanë qenë edhe më të mëdha të figurës shqiptare për të mundur armikun po në të njëjtën kohë edhe për të ndërtuar të ardhmen e tij.

EkoHigjiena

Për fat të mirë, fundi i shekullit të kaluar dhe sidomos këto vite të shekullit të ri, kanë marrë një tjetër kuptim për shqiptarët. Lufta e UÇK-së dhe çlirimi i Kosovës, krijuan një realitet të ri tek shqiptarët. Nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të kryetarit të saj z.Hashim Thaçi, u hap një perspektivë e re për Kosovën. Përpjekjet dhe sakrifica shekullore u vulos me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Por, nuk mjaftoj vetëm kaq. Shteti i ri i Kosovës, përveç shpalljes shtet edhe duhet ndërtuar. Prandaj, me z. Thaçi në krye, Kosova tashmë kishte një mision të ri: ndërtimin e shtetit dhe njohjen e tij ndërkombëtare. Me shumë përpjekje e me shumë punë, por me shumë vullnet e vetëbesim, edhe ky mision, arriti sukseset e tij.

Ndonëse, ky mision, ende është duke vazhduar, megjithatë duhet qenë të kënaqur me ato që janë arritur në këto vite. Njohja e pavarësisë së Kosovës nga më shumë se 100 shtete, duke përfshirë këtu shtetet më të fuqishme dhe më demokratike të botës bashkëkohore, është një sukses që po vazhdon të ecë tutje. Dhe javët e fundit, lajmet e mira për Kosovën s’kanë të ndalur.

Rekomandimi për liberalizimi e vizave për qytetarët e Kosovës, është një mrekulli në këtë gjysëmviti 2016. Kosovarët, shumë shpejt, do të jenë qytetarë të barabartë të Evropës. Ata do të lëvizin lirshëm, me pasaportën e Republikës së Kosovës, dhe do të jenë krenarë për shtetin e tyre.

Se dita ditës, po barazohemi me shtetet lira e demokratike, janë edhe vendimet e fundit nga sporti. Kosova tani më është anëtare e barabartë e UEFA-së dhe FIFA-së. Të rinjtë e Kosovës, sportistët, do të garojnë në të gjitha garat sportive nëpër gjithë globin, të barabartë me të tjerët, dhe shpresojmë se me krenari do të ngrisin flamurin e Kosovës edhe në ato vende që Kosovën e shohin me një sy tjetër. Por, ende nuk është arritur e tëra. Ende kemi shumë punë përpara, por misioni i ri nuk ndalet. Integrimet euro-atlantike s`ka kush që i ndalë…

Shihemi tek shtatorja e heronjve të Vigut /2L ONLINE/