DYLON

Instrumentet muzikore në pulla postare të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Instrumentet muzikore tradicionale janë një nga pasuritë më të çmueshme të kulturës shqiptare. Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore përbën një zeje të veçantë në zejtarinë shqiptare.

Zanafilla e veglave muzikore fillon me lahutën, instrument me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve. Malësorët këngët dhe vallet i shoqëruan gjithashtu me tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe fyellit. Tradita e përdorimit të këtyre instrumenteve muzikore është ruajtur brez pas brezi.

EkoHigjiena

Lahuta është një vegël muzikore me hark dhe me një kordë të përbërë prej qimeve të bishtit të kalit. Trupi i lahutës punohet nga një copë e vetme druri (panje, arre, etj). Harku i lahutës bëhet zakonisht nga druri i thanës, qimet lyhen me rrëshirë pishe.

Fyelli është vegël muzikore që punohet nga druri i bushit, shtogut, panjës, arrës, por edhe nga gypa metalik, sidomos prej tunxhi e bronzi.

Një prej instrumenteve më të popullarizuara, çiftelia, është instrument muzikor me dy tela dhe përbëhet nga tri pjesë kryesore,: kupa, kapaku dhe bishti. Madhësitë dhe trajtat ndryshojnë sipas krahinave.

Këto pulla postare janë emetuar në kuadër të tematikës “ Evropa 2014 – Instrumente e vjetra nacionale.”, thuhet në një komunikatë të Postës së Kosovës