Instituti i Shëndetësisë Publike me apel: Kujdes nga ushqimi që po hani!

Instituti i Shëndetësisë Publike me apel: Kujdes nga ushqimi që po hani!

Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ushqimit, sidomos të mishit të përpunuar dhe ushqimit të shoqëruar me majonezë dhe sose të ndryshme.

Ky institut tërheq vëmendjen se nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se dy orë përderisa ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe se nuk duhet të ringrihet.

Ky eshte postimi i plote:

Qytetarë të nderuar!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

Instituti Kombëtar i bënë thirje popullatës:

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi

Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj

Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.

Duart duhet të lahen dhe thahen:

– para se të filloni të përgatisni ushqimin

– pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet

– pas përdorimit të tualetit

– pasi të pastroni hundën

– pasi të prekni një kafshë

– pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

MOS HANI USHQIM KUDO!

PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

KOMENTE