DYLON

Instituti Hidrometeorologjik njofton për motin në Kosovë gjatë të dielës

Instituti Hidrometeorologjik njofton për motin në Kosovë gjatë të dielës
Avatar photo Elife Sherifi

Situata meteorologjike në Kosovë nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në krahasim me ditët e fundit.Në këtë situatë, parashihet mot i qetë, me ngrica të dobëta, kryesisht në orët e para të ditës dhe gjatë natës, thekson IHMK’ja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për shkak të fushave anticiklonike, të cilat janë bllokuar mbi territorin tonë, mungon aktiviteti i elementeve meteorologjike, konkretisht lëvizjes së masave ajrore në drejtim horizontal.

Sipas institutit, mjegull do të ketë, por jo si ditët e fundit, dhe në pjesë më të kufizuara.

EkoHigjiena

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, njofton IHMK’ja.

Instituti bën të ditur se do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i verilindjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.