DYLON

Institucionet komunale zotohen për mbështetjen e disa aktiviteteve të Grupit të Grave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Organizuar nga OJQ “Elita” në Viti, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, është mbajtur sot një punëtori me temë : “Prezantimi i Planit të Veprimit të Grupit të Grave për vitin 2016, në të cilën merrnin pjesë përfaqësues të Institucioneve të komunës së Vitisë, Kuvendit Komunal, subjekteve politike, shoqatave të grave, përfaqësues të OSB-së OJQ-ve lokale, si dhe mysafirë të tjerë.

Për qëllimin e organizimit të kësaj punëtorie, foli Mentor Rexhepi nga OJQ “Elita” i cili ka thënë se duhet gjetur modalitetet për harmonizimin dhe zbatimin e planit të veprimit, duke aluduar në mbështetjen që mund të japin institucionet për realizimin e kërkesave që kanë dal nga Grupi i Grave.

EkoHigjiena

“Ju mbetet institucioneve për të vendosur cilat aktivitete do ti financojë dhe kjo listë nuk duhet të bazohet vetëm te një donator, por që e njëjta të mund t’ju dorëzohet edhe donatorëve të tjerë.  Ndërsa zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka përgëzuar hartueset e këtij plani, duke cilësuar që si I tillë ai duhet procedohet në këtë formë, ndërkohë që kërkoi të rishikohet lista e kërkesave për investime të përpiluara nga Grupi I Grave të komunës së Vitisë dhe të ketë një gjithë përfshirje sikur që edhe mbështetjes sa më të madhe të atyre që kanë nevojë.

Planin e Veprimit për vitin 2016 e paraqiti kryesuesja e grupit të Grave Xhylsime Qamili e cila elaboroi punën e këtij grupi, ndërkohë që ka përmendur edhe aktivitetet më të rëndësishme.

“Si grup i grave besojmë se nuk mund te ketë zhvillim te shoqërisë pa pjesëmarrjen e te dy gjinive. Gjate punës dhe takimeve që kemi zhvilluar me qytetare, kemi bere identifikimin e nevojave që na janë paraqitur në këto takime”, ka thënë ajo.

Kryesuesja e grupit të grave, ka prezantuar ne forme të propozimeve kërkesat siç janë përkrahja e grave lehona që janë në asistencë sociale , ofrimin e trajnimeve profesionale, fushata vetëdijesimi, ndërtimin e një Çerdhe të fëmijëve në Viti etj.

Institucionet komunale përkatësisht komuna e Vitisë u zotua se do ti mbështesë: avokimi për mësim joformal emision ne media takimi me gratë ne biznes shkëmbim i përvojave me grupet tjera te grave ne rajon fushate profesionale vetëdijesimi “shëndeti reproduktiv, zbulimi i hershem i kancerit te gjirit” kurse do te shqyrtohen avokimi për ndihme grave lehona ne skeme sociale dhe hartimi i strategjisë për barazi gjinore për shkak te kostos se larte te tyre./2L ONLINE/