Kryetari Haliti ngushëllon familjarët e katër të vdekurve në aksidentin e mbrëmshëm
Me rastin e vdekjes së katër qytetarëve të komunës së Vitisë të cilët humbën jetën mbrëmë në një aksident trafiku në Prishtinë, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka shprehur ngushëllime familjes Alidema nga Pozherani për humbjen e më të dashurve të tyre.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë ngushëllon familjen Alidema për humbjen e katër familjarëve
Lajmi për vdekjen e 4 qytetarëve të komunës së Vitisë, na ka prekur të gjithëve. Me pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të përzemërta për familjen Alidema dhe gjithë të afërmit , shokët dhe miqtë e kësaj familje, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë Naim Pira