DYLON

Institucionet komunale nderojë veteranin e arsimit, Azem Azemi

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Në Gjilan, në moshën 72-vjeçare ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Azem Azemi. Me rastin e vdekjes së Azemit, institucionet komunale të Gjilanit, kanë mbajtur mbledhje përkujtimore, ku drejtori i Arsimit, Nazmi Musa, ka nënvizuar kontributin e këtij intelektuali të veçantë në zhvillimin e shkollës shqipe dhe të kulturës kombëtare.

Azemi ishte njeriu, që bashkë me shumë të tjerë përballoi furtunat e kohës dhe ishte ndër të partë që i refuzoi këto furtuna, të cilat kishin për qëllim të na zhbënin si popull. Ai u bë shembull se si duhet luftuar për mbrojtjen e atdheut, të kulturës dhe të shkollës shqipe, ka thënë Musa.

EkoHigjiena

Në emër të veteranëve të arsimit, fjalë rasti mbajti Ilmi Ibrahimi, i cili ndër të tjera tha se Azemi një jetë të tërë ia kushtoi arsimit shqip, çështjes kombëtare dhe çlirimit të atdheut. Ai ishte një intelektual i mirëfilltë, tha Ibrahimi.

Në emër të shokëve, profesori Nuhi Rexhepi, ka thënë se te Azemi kanë spikatur vlerat intelektuale si dhe dashuria për punën dhe njerëzit.

Me rastin e vdekjes së Azem Azemit, familjen e tij e ka ngushëlluar edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri. “Azem Azemi ka qenë vlerë e madhe e arsimit në Gjilan”, ka thënë Haziri.

Në emër të familjes, është falënderuar e bija Arbentita Azemi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.