DYLON

Inspektorët shqiptojnë gjobë për kompaninë, kamionët e së cilës ndotën rrugën

Inspektorët shqiptojnë gjobë për kompaninë, kamionët e së cilës ndotën rrugën
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, kanë shqiptuar gjobë për subjektin afarist, kamionët e secilës zhytën rrugën me baltë, pas ankesave të qytetarëve.

Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afaristë, pasi që automjetet e saj kanë ndotur rrugët përmes bartjes së baltës.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet ne njoftimi ne kesaj drejtorie.

Drejtorati për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin. /2LONLINE/