DYLON

Inspektorët shqiptojnë gjoba për kompanitë, kamionët e së cilave ndotën rrugët me beton

Inspektorët shqiptojnë gjoba për kompanitë, kamionët e së cilave ndotën rrugët me beton
Avatar photo Redaksia

Inspektorët e Komunës së Gjilanit, kanë shqiptuar gjoba për dy subjektet afariste, kamionët e së cilave zhytën rrugët me beton.

Drejtoria e Inspekcionit, njofton se bazuar në ankesat e pranuara nga qytetarët, ka ndërmarrë veprime konkrete duke shqiptuar gjoba ndaj dy subjekteve afariste, pasi që automjetet e tyrej kanë ndotur rrugët me beton.

EkoHigjiena

“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thonë inspektorët e Komunës së Gjilanit.

Drejtorati për Inspekcion, njofton se inspektorët janë në terren dhe do të vazhdojnë me gjoba ndaj të gjithë atyre që ndotin mjedisin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.